Ministria e Jashtme turke përmes një reagimi me shkrim tha se ata që kryen sulmin duhet të identifikohen sa më shpejt dhe të sillen para drejtësisë.
“Me këtë themi se qëndrojmë në anën e Kosovës dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje nëse është e nevojshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, theksoi ministria turke
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok në veri të Kosovës, i cili është i një rëndësie kritike për furnizim me ujë dhe energji elektrike në Kosovë.
“Me këtë themi se qëndrojmë në anën e Kosovës dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje nëse është e nevojshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, theksoi ministria turke.
Mbrëmë, në fshatin Varagë të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim i fuqishëm me dëme të shkaktuara në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet dyshojnë se shpërthimi ka pasur për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës në mënyrë që të pengohet rrjedha e ujit që përdoret për ftohje në procesin e prodhimit të rrymës në termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’.
Shpërthimin dhe dëmtimin e kanalit të ujit në veri të Kosovës autoritetet kosovare e kanë konsideruar si “akt terrorist”./rtk
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim