Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se në Fushë Kosovë, Zona Industriale, Lagjja Kalabria e Obiliqi do të kenë reduktime të ujit, si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.
Siç bënë të ditur KRU “Prishtina”, turbullira ka ardhur si shkak i reshjeve atmosferike dhe sipas tyre, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj të Drenasit s’ka mundësi teknike të trajtimit maksimal.
“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë reduktime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Më tej, bëhet e ditur se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal./arbresh.info/
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...