Një tubim në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe pushtetit të tij, pritet të mbahet këtë të shtunë nga ora 18:30 deri në 19:30 në veri të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia është njoftuar për mbajtjen e tubimit, duke shtuar se organizatorët zyrtar janë shoqata të pensionistëve.
Elshani gjithashtu tha se ka informacione që pas tubimit që do të mbahet sot, pritet që të ketë përkrahje nga Lista Serbe.
“Ne jemi njoftuar për këtë tubim. Nuk e ndalojmë, është paralajmëruar nga shoqata e pensionistëve, por kemi informacione që pas tij mund të qëndrojë edhe Lista Serbe. Tubimi mund te mbahet në sheshin Car Llazar”, ka deklaruar Elshani./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron