Trusti jep sqarime lidhur me tërheqjen e mjeteve financiare nga qytetarët

11:41 | 12 Tetor 2020

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend, shkruan Arbresh.info.

Projektligj parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

“Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara