Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili së fundmi deklaroi se gjatë mandatit të tij kishte ndalur një përpjekje të Serbisë për të sulmuar Kosovën.
Kurti tha se është e pritshme që Shtetet e Bashkuara të kenë pasur informacione të detajuara për synimet operacionale të Serbisë, edhe pse, sipas tij, autoritetet në Kosovë ende nuk kanë të dhëna konkrete për planin e përmendur.
“Faleminderit shumë presidentit Trump për deklaratën dhe veprimin e tij. Nuk i kam informacionet që i kanë ata, me siguri që Shtëpia e Bardhë dhe institucionet amerikane kanë më shumë njohuri për atë çfarë ka planifikuar Serbia. Mund të kenë vepruar për ta ndalur një sulm të tillë”, tha Kurti në një intervistë për Tëvë1.
Ai theksoi se ShBA-të janë aleati më i rëndësishëm i Kosovës dhe se bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duhet të thellohet.
“Jemi gjithmonë mirënjohës për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organet tona bashkëpunojnë ngushtë me ShBA-në dhe shpresojmë që një ditë të marrim më shumë informacione rreth këtij rasti konkret”, tha Kurti.
Ai tha tutje se SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës dhe partneri i pazëvendësueshëm.
Në fund, ai ritheksoi se pa ndihmën e ShBA-ve, shumë nga zhvillimet pozitive në Kosovë nuk do të ishin të mundshme dhe se besimi në partneritetin strategjik mbetet i palëkundur.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026