Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara e njohin tashmë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Trump e përshkroi vendimin si “një hap të gjëtë dhe të prapambetur” për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Përpara vendimit, një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abbas paralajmëroi për “pasoja të rrezikshme”.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “e vlerëson vendimin si interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe një hap afër paqes mes Izraelit dhe Palestines”.
Presidenti Trump ka deklaruar se është duke e drejtuar departamentin e Shtetit që të fillojë përgatitjet për lëvizjen e ambasadës amerikanë nga Tel Avivi në Jerusalem.
Në përgjigje, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ishte një ditë historike dhe Izraeli ishte thellësisht mirënjohës ndaj Presidentit Trump.
Jeruzalemi përmban vende të shenjta për tre besimet kryesore monoteiste./arbresh.info/
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat