Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar një letër urimi për Vitin e Ri 2020 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në këtë letër, presidenti Trump uron presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për festat e fundvitit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Trump për urimin, duke ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.
Në ditët e kaluara, presidenti Thaçi ka pranuar shumë urime edhe nga liderë të ndryshëm botërorë./arbresh.info/

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani