Me 4 prill të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës, zgjodhi presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë, shkruan Arbresh.info.
71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.
Në fjalën e saj, Osmani vlerësoi lart edhe veprën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e të gjithëve për ta krijuar shtetin.
“Sot ne kujtojmë rolin e arkitektit të shtetit tonë, Ibrahim Rugovës, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human. Historia jonë është histori e përkushtimit. T’i kujtojmë sot heronjtë tanë që lirinë e vendit e patën idealin më të çmuar jetësor. Sot kujtojmë trimërinë e komandantit Adem Jashari, secilin ushtar të UÇK-së, familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë, të gjithë të pagjeturit, martirët e shumtë”, tha ndër të tjera Osmani./Arbresh.info/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...