Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar sot se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori, e që sipas njoftimit, i njëjti kishte marrë pagë pa punuar.
“Me datën 18.10.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:592 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë)”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo padi është paraqitur për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë, shkruan Telegrafi.
“Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...