Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë kryesues në Mitrovicë, raporton arbresh.info
Sipas burimeve të arbresh.info dyshohet se në Mitrovicë mungojnë disa fletëvotime për kryetar të Komunës.
Arbresh.info mëson se anëtarët e këshillave të vendvotimeve i kanë dhënë më shumë se një fletëvotim një votuesi.
Kryesuesit e arrestuar kanë qenë në shkollat me numër 1102x dy kryesues, 1102b dy kryesues ,1117b një kryesues dhe një kryesues në një shkollë tjetër.
Ky burim ka thënë se në Mitrovicë dyshohet për “Treni bullgar”. Kjo mënyrë e manipulimit të votës e ka marrë këtë emër, pasi që për herë të parë është përdorur në Bullgari.
Atje, votuesi i cili e kishte ndarë mendjen ta shesë votën, jashtë qendrës së votimit kishte marrë një fletëvotim të plotësuar, ndërsa brenda qendrës e kishte marrë edhe fletën e zbrazët dhe në kuti e kishte hedhur fletën e plotësuar, që e kishte marrë jashtë.
Fletën e pashënuar e kishte nxjerrë përsëri jashtë për t’ia dorëzuar blerësve të votave dhe në këtë mënyrë për të kaluar në duart e një votuesi tjetër të lëkundur.
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...