“Ka pasur një kërkesë jo veç nga [Hashim] Thaci, ka pasur edhe nga [Nasim] Haradinaj edhe nga [Hysni] Gucati që unë ose të s’kualifikoj vetëveten ose edhe të përjashtohem”, thotë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij në Hagë, Gregory Keohe, ka kërkuar sërish përjashtimin e Kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, nga funksioni i saj në caktimin e gjyqtarëve të Apelit që do ta kenë në dorë vendimin për lirimin ose jo nga paraburgimi të ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Askush asnjëherë, kurrë nuk më la thirrue të më kërkoj ndonjë gjë. Dhe pyes për çfarë duhet të më thërrasin për ndonjë gjyqtarë? Sepse të gjithë gjytarët janë të përkushtuar në punën e tyre”, është shprehur Trendafilova.
Edhe Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt besojnë se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenda dhe zëvendësi i saj, gjykatësi Cherles Smith po ia mbajnë anën Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se po e minojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e kësaj gjykate. Kësisoj, ata kanë kërkuar përjashtimin e të dyve.
“Nuk do ta komprometoja kurrë këtë integritet timin që kam krijuar”, shtoi ajo.
Këto komente ajo i bëri në një konferencë për medie në Prishtinë./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...