Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë të Zubin Potokut

10:13 | 20 Dhjetor 2024
K.B

Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Lajmon për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.

“Aksidenti ka ndodhur në Varagë, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme