Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti në fshatin Zajm të Klinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se në aksident janë përfshirë tri vetura ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, tha Gashi./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s