Tre të lënduar nga një aksident në Klinë

18:45 | 17 Prill 2023
Emir Abduramani

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Klinë-Gjakovë.

Si pasojë e një përplasjeje, njëra prej veturave është rrokullisur.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa për Arbresh.info lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale