Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në fshatin Lushtë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fexherije Pllana, zëdhënëse e policisë për rajonin e Mitrovicës.
Pllana tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datë 01.09.2025 rreth orës 18:15 është raportuar për një aksident trafiku me lendime në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Lushtë, ku të përfshira janë dy automjete civile, si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë ku gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë”, tha Pllana./Arbresh.info
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje