Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor të Shupkovcit, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa përveç të lënduarve janë raportuar edhe dëme materiale të konsiderueshme.
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona.”, tha ai./Arbresh.info
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut