Tre persona janë arrestuar pasditën e së shtunës në Pollatë të Podujevës, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarë policorë gjatë një ndërhyrjeje.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ishte duke drejtuar një traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht, ndërsa tjetri me automjet ka goditur veturën zyrtare të policisë.
Si pasojë e incidentit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“ Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...