Tre persona janë arrestuar, pasi që deri sa kanë qenë në lëvizje me makinë kanë hedhur një qese me narkotik para policisë e ku më pas ata e kanë mohuar se është e tyre, shkruan arbresh.info.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 25.10.2021 – 05:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se derisa kanë qenë në veturë në lëvizje në momentin kur iu është bërë me shenjë nga njësiti policor për t’u ndalur njëri prej tyre kishte hedhur një qese te vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 1.1 gr. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë mohuar se substanca ishte e tyre. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron