Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka marrë një përgjigje zyrtare nga eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me trajtimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi bëri të ditur se Kos, në një letër drejtuar atij, ka theksuar se Bashkimi Evropian po e ndjek nga afër gjendjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë komunitetin shqiptar, dhe ka nënvizuar rëndësinë e Kapitullit 23 të negociatave të anëtarësimit.
“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, tha ajo.
Në përgjigje, ajo ka adresuar edhe çështjen e kontestuar të “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë – një praktikë që shpesh është kritikuar si diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë.
“Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar’, shkruan Kos./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...