Koreografi për të ringjallur idenë e shkëmbimit territorial, ka dyshuar Rada Trajkoviç të ketë qenë vizita e zv/kryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, në Luginën e Preshevës dhe kryeministres serbe Ana Bërnabiç në pjesën veriore të Kosovës.
Deklarimin e Kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, se i ka thënë Bislimit që zgjidhja do të ishte shkëmbim mes Veriut dhe Luginës, Trajkoviç e ka quajtur “jo të rastësishme”.
“Druaj se përmendja e idesë (së keqe) të vjetër gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte e rastësishme”, shkroi në Twitter, kryetarja e lëvizjes evropiane të serbëve, Rada Trajkoviç.
“Vizitat e bashkëkohshme të Bërnabiçit në Veri dhe Bislimit në Luginën e Preshevës më duken si të koreografuara për të ringjallur idenë e ‘shkëmbimit’ si një kompromis i ‘kënaqshëm’ për [Aleksandër] Vuçiçin dhe [Albin] Kurtin”, shkroi Trajkoviç.
I am afraid that the mention of this old (bad) idea during Bislimi’s visit wasn’t an accident. Contemporaneous visits of Brnabić to the North & Bislimi to Presevo valley strike me as choreographed to reinvigorate the “land swap” idea as a compromise “palatable” to Vučić & Kurti. https://t.co/6YoCx0NBeA
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 7, 2022
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...