Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 21 janarit 2025, në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se rreth orës 01:06 policia ka pranuar informatën për rastin, ku dyshohet se një person rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare.
Sipas informatave fillestare, i dyshuari dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i plotë:
Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.
Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti./Arbresh.info
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...