Është liruar bileta mujore për nxënës dhe për persona të tjerë në linjat publike të Trafikut Urban.
Madje, kompania po e reklamon biletën e re si të përfolurën, biletë integrale.
Kësaj radhe, bileta do të vlejë për të gjithë autobusët e verdhë. Ndërsa, për të shfrytëzuar linjat e kontraktuara 3 dhe 1, duhen paguar para shtesë.
Megjithatë, qytetarët kërkojnë që bileta e integruar të jetë gjithëpërfshirëse dhe të vlejë në të gjitha linjat, raporton 038 në KTV.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se bileta e integruar për Trafikun Urban është hap drejt biletës së integruar që do të vlejë në të gjitha linjat.
Ndërkaq, bileta e integruar nuk vlen për pensionistët. Ata do të mund të udhëtojnë falas vetëm në linjën 4 dhe në autobusët e Trafikut Urban në linjën 3. Në linjat e tjera, ata duhet të paguajnë./Koha.net/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...