Me rastin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një konferencë ku ishin të pranishëm akterë të ndryshëm vendore e evropianë.
Riza Shillova nga Policia e Kosovës tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka përcaktuar disa ovjektiva në lidhje me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Sipas tij Policia e Kosovës ka nënshkruar disa marrëveshje me vendet tjera për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, shkruan arbresh.info.
“Kemi nënshkruar 74 marrëveshje me bashkëpunim ndërkombëtar e ne veçanti me Malin e Zi, Shqipërinë e pritet edhe me Maqedoninë. Por sfidë mbetet antatësimi në Europol”, ka thënë ai.
Sipas tij janë kushtet e vështira ekonomike, mosshkollimi dhe faktorë të tjerë shtyjnë që të zhvillohet trafikimi.
“Disa veprime të trafikimit janë puna e detyruar, lëmoshëkërkuesit shfrytëzimi prostitucional. 45 për qind e viktimave janë nën moshën 18 vjecare. Andaj ne do të vazhdojmë të punojmë në luftimin e kësaj dukurie deri në fund me planet e policisë”, ka thënë Shillova./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1570272123037874/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...