Darka joformale mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin, e organizuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shpërtheu me reagime të shumta me theks të veçantë, në kritika ndaj Kurtit, raporton arbresh.info.
Njohës të çështjeve politike, takimin joformal të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, e përkufizojnë me fjalët “tradhti dhe sukses”.
Ndërkaq nuk dihet nëse behet fjalë për një trysni nga ana e Bashkimit Evropian. Analistët e hedhin poshtë pasi që Kurti ka qenë një dijeni se një darkë e tillë do të realizohet.
Analisti politik Nexhmedin Spahiu për arbresh.info tha se kjo darkë mund të quhet një sukses i madh për Kosovën.
“Darka me Vuçiqin është një sukses i Kosovës, e në këtë rast edhe një sukses i Albin Kurtit. I përgatitur apo i papërgatitur, atë nuk e dimë për shkakun se nuk e dimë se për çfarë është biseduar gjatë darkës por vetëm fotografia si fotografi ku në Berlin, Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë shihen duke darkuar së bashku është një sukses për Kosovën”, tha Spahiu.
Tutje Spahiu tha se nga ajo fotografi e postuar mund të quhet dështim apo poshtërim vetëm i Serbisë, por jo edhe i Kosovës.
“Kjo mund të quhet dështim për Serbinë apo një poshtërim i Serbisë, por për Kosovën sigurisht që është sukses. Ndryshimi i qëndrimeve të mëparshme Albin Kurtit për këtë çështje është një gjë e mirë për Kosovën. Përndryshe, në mos pranimi nga ana e tij për të qenë në darkë do të kishte qenë jo korrekte dhe nuk do të ishte në të mirë të Kosovës”, deklaroi Spahiu.
Nga BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, ka pasur disa përpjekje për të aranzhuar një takim të ri midis tyre, por deri më tani pa sukses.
Në anën tjetër analistja politike Afërdita Maliqi për arbresh.info tha se zhvillimet e fundit në Ukrainë do të përshpejtojnë procesin e dialogut.
Sipas Maliqit Kurti ka qenë në dijeni se një darkë e tillë do të zhvillohet, madje sipas saj me këto veprime Kurti është kthyer në tjetër njëri dhe kundër parimeve mbi të cilat është zotuar gjithmonë.
“Zhvillimet në Ukrainë dhe vizita e zyrtarëve amerikanë në Kosovës, mendoj se do ta përshpejtoj procesin e dialogut. Në këtë drejtim e shoh edhe darkën e Berlinit. Natyrisht se Kurti ka qenë në dijeni për këtë darkë. Por, atë që e shosh si problematike është tjetërsimi i Kurtit prej opozitari, i cili paraardhësit e tij dhe çdo kë që takonte zyrtarët serbë i akuzonte edhe për tradhti. Sot Kurti është tjetër njeri, i cili ka thyer çdo premtim sa i përket dialogut. Ai sot po takohet me përfaqësuesit e Serbisë pa kurrfarë kushti”, deklaroi Maliqi.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në qershor, dhe më pas në korrik të vitit 2021.
Kujtojmë se kancelari gjerman, Olaf Scholz të mërkurën ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata