Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se pushteti aktual ka shfrytëzuar këtë fuqi për përfitime partiake. Thotë se komuna keqpërdori makinat derisa kryeministri Albin Kurti u pa në Prizren më 16 tetor, një ditë para zgjedhjeve lokale.
Komentet Totaj i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“Ka pasur interferime dhe këtë s’mundemi me shpjeguar ndryshe përveç se keqpërdorim”, tha Totaj.
“Kryeministri, z.Kurti ditën e heshtjes zgjedhjeve, të shtunën, ka lëvizur nëpër qytet duke lobuar te qytetarët për të përkrahur kandidatin për kryetar të partisë së tij”, theksoi ai.
“Mendoj se edhe ky është një element që tregon për parregullsi të një procesi”, thotë Totaj.
“Ne jemi fokusuar në punën tonë, në programin tonë, ofertën tonë, mirëpo definitivisht janë evidente, të dukshme shkeljet. Makinat kanë lëvizur, janë parë njerëz gjithandej në vende të dyshimta me veprime të dyshimta janë vërejtjet janë identifikuar”, theksoi Totaj.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së në balotazh do të garojnë Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj.
Haskuka mori 40,43% të votave derisa Totaj 31,10%.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...