Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e vlerëson të paarsyeshme shkëputjen e koalicionit qeverisës nga AAK-ja në Prizren. Ai tha se ka kërkuar ndërrimin vetëm të një drejtori nga partneri në qeverisje. Por, kryetari i degës së AAK-së, Besnik Krasniqi, thekson se AAK-ja funksionon si trup i vetëm politik në bashkëqeverisje.
Kërkesa e për ndërrimin e një drejtori ka rezultuar me dalje nga koalicioni. Kështu sipas kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndodhur prishja e partneritetit qeverisës mes PDK-së që është në pushtet dhe AAK-së që ishte në koalicion qeverisës. Totaj tregoi për media se cilat kanë qenë kërkesat e AAK-së.
“Ata kanë kërkuar largimin apo zëvendësimin e dy drejtoreshave. Mirëpo shikoni, zëvendësimi i drejtorëve nuk bëhet në bazë të kërkesës, por bëhet në bazë të performancës, dhe atë përformancë e vlerëson kryetari i komunës. Unë e kam vlerësuar se drejtoresha e shëndetësisë e ka performancën e dobët, përveç asaj, si kriter sekondarë është se ajo është edhe motra e kryetarit të degës”, tha Totaj.
Totaj theksoi se ndryshimet e drejtorëve duhet të shihen si mundësi për përmirësim të qeverisjes.
“Prandaj kemi konsideruar se është një mundësi për reflektim, si dhe përmirësim të performancës së drejtorisë dhe komplet të qeverisjes lokale. Drejtoresha e emergjencave e ka pas një performancë solide, ndërsa drejtori i mirëqenies sociale e ka pas një performancë shumë të mirë”, tha ai./rtk/
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...