Deputetja e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka konfirmuar se do të jetë deputete edhe në legjislaturën e ardhshme.
Kadrijaj ka thënë se nga rezultatet paraprake, tashmë e ka fituar ulësen në Kuvend.
“Nga rezultatet paraprake, unë tashmë e kam fituar mandatin e deputetes, dhe për mua kjo është një përgjegjësi që vjen nga besimi juaj. Unë nuk do të ndryshoj, do të jem zëri juaj dhe gjithashtu një adresë për ju, sa herë që të ketë nevojë. Bashkë jemi angazhuar që nga themelimi i Aleancës dhe do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, në çdo kohë dhe rrethanë”, shkroi Kadridaj në Facebook./Arbresh.info/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...