Mbrëmë janë thyer dhe demoluar zyret e Organizatës Studentore “Studim Kritikë Veprim” (SKV) nga persona të panjohur.
Kështu kanë bërë të ditur vetë aktivistët e SKV-së përmes një komunikate në Facebook, ku thuhet se rasti është denoncuar në Polici, shkruan Arbresh.info.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, janë thyer dhe demoluar zyret e SKV-së nga persona të panjohur. Aktivistët e SKV-së, me të kuptuar, kanë denoncuar rastin tek Policia e Kosovës, me ç’rast ekipet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes për të mbledhur dëshmitë e nevojshme.”, thuhet në njoftim.
Tutje, duke shprehur shqetësim për këtë incident, SKV u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe instancave kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme në drejtim të hetimit të rastit dhe ndjekjes penale të autorëve të këtij veprimi./Arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...