Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar mbrëmjen e 28 shkurtit rreth orës 22:50 në fshatin Llapnasellë, në komunën e Graqanicës.
Sipas informacioneve fillestare, pas një fjalosjeje mes dy personave, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me thikë.
Pas sulmit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim në emergjencën e Graçanicës, ndërsa më pas është transferuar në Spitali i Mitrovicës Veri për tretman të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Izraeli godet “zemrën e Teheranit” në një valë t...
Presidenti i Iranit thotë se hakmarrja për vrasjen e Khamene...
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...