Një person është therur me mjet të prehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...