Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kurse, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”, tha Pllana./Arbresh.info/
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein