Theret me thikë një person në Shtime, i dyshuari në kërkim

09:56 | 20 Korrik 2026
E.G

Një person është therur me mjet të mprehtë nga një person tjetër dje në Shtime.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor.

“Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore”, bën të ditur policia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale