Një person është plagosur me thikë në Fushë Kosovë.
Policia njofton se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë”.
Viktima ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, po ashtu mashkull kosovar.Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.07.2026 – 23:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Pas hetimeve lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...