Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

09:33 | 17 Qershor 2026
E.K

Një person është therur me thikë të martën pasdite në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar thika e përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info