Është therur me thikë infermieri me inicialet F.B në vendin e tij të punës në Klinikën e Urologjisë.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, shkruan portali arbresh.info
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që e ka dënuar ashpër sulmin duke e quajtur të papranueshëm.
“Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin përgjigjen e merituar nga organet kompetente. Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.
Ndërkohë bëhet e ditur se infermieri i është nënshtruar intervenimit kirurgjik./arbresh.info/
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me…
Posted by QKUK- Shskuk info on Saturday, 26 September 2020
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin