Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30, shkruan Arbresh.info.
Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, bën të ditur raporti i policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tenativë”
“VRASJE NË TENTATIVË Slivovë, Prishtinë 25.12.2023-13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
Trump dhe Putin mund të takohen në muajin shkurt
Organizata e Veteranëve të UÇK-së shpreh shqetësim për gjend...
Presidenti i Kroacisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarës...
BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupa...
Krasniqi takon diplomaten amerikane: Kosova ka nevojë për nj...
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...