Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të eliminimit të kërcënimeve të sigurisë, kanë nënshkruar Protokollin mbi themelimin e Task Forcës së Përbashkët.
Nënshkrimi i këtij Protokolli u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevki. Ky protokoll u nënshkrua në kuadër të marrëveshjes mes të dy qeverive për bashkëpunim policor.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa tha se nënshkrimi i këtij Protokolli në mes të dy vendeve është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të mirë që Kosova dhe Maqedonia e kanë në fushën e sigurisë.
“Kosova dhe Maqedonia kontribuojnë në ngritjen e sigurisë, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për rajonin.
Të dy vendet po bëhen model i bashkëpunimit, i cili duhet të zgjerohet tutje në rrafshin e bashkëpunimit rajonal edhe me shtetet tjera”, theksoi ministri Mustafa./arbresh.info
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...