Në seancën që u mabjt sot në Kuvendin e Kosovës u themelua Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Albin Kurtit.
74 kanë votuar për themelimin e këtij komisioni, që sipas propozueses, deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, do të merret me gjithçka që ka të bëjë me pandeminë, më atë që është bërë nga Qeveria, do të hetojë vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve derisa ishte i karantinuar dhe asaj që do të bëhet në lidhje me situatën e krijuar. Dhjetë deputetë abstenuan, ndërsa kundër nuk kishte asnjë.
Anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur: nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha, nga PDK-ja, Eliza Hoxha – zv.kryesuese e Bekim Haxhiu, nga AAK-ja, Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe, Milosh Peroviq, nga Nisma-AKR, Endrit Shala.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959442731141300/
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...