Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është liruar nga Gjykata Speciale për të vizituar babanë e tij të sëmurë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e cilëson këtë veprim si një shkelje të drejtësisë dhe njerëzisë,
“Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka “mjaftueshëm” i sëmurë. Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë”, shkroi ajo./Arbresh.info
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot