Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në përurimin e shtatores së heroit Xhavit Haziri.
Thaçi ka thënë se do të shkruhen shumë libra, monografi dhe do të bëhen shumë dokumentarë për rolin historik të Xhavit Hazirit.
“Heroi i kombit, Xhavit Haziri, ishte personaliteti eminent i luftës tonë për liri, për shtet dhe bashkim kombëtar”, ka thënë presidenti.
Kreu i vendit ka shtuar se këtu kemi shumë bashkëveprimtarë të Xhavitit që kanë filluar aktivitetet e tyre për liri, pavarësi, Republikë e bashkim kombëtar dhe do të mund të flasin edhe më gjerë.

Por, sipas tij, të gjithë e thonë një gjë: “Xhaviti ishte mjeshtër i organizimit, njeri i ideve kreative për rezistencë kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Njeri i pathyeshëm në burgjet serbe, e në të njëjtën kohë për t’u rikthyer gjithmonë si pas burgut të parë, gjithashtu edhe pas vuajtjes së burgut te dytë në organizim, e pastaj nga vitet 1997-1998 duke ardhur edhe drejtpërdrejtë në istikamet e luftës, duke vizituar zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e duke qëndruar në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i bashkërenduar aktivitetet me simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçin në Prishtinë, dhe të gjitha ato angazhime emblematike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin për media.
I pari i vendit ka thënë se për jetën dhe veprën e Xhavitit do të shkruhet e do të flitet shumë, por si bashkëluftëtar i tij dhe si President i Kosovës, ai ka thënë se Xhavit Haziri është emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shtetit të Kosovës dhe e bashkimit kombëtar.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...