Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit tha se nëse nuk do të ishte liruar Marko Gjuriq, do të futej ushtria e Serbisë në Kosovë.
I pari i shtetit në një intervistë për “Jeta në Kosovë” tregoi qëndrimin e vendit për këto deklarata.
“Të kish nis ushtrinë e kish kthy si trenin”, është shprehur ai.
Ndryshe, presidenti Vuçiq ka thënë se me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë e ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë dhe policisë serbe.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e ka shqyrtuar edhe opsionin e përdorimit të ushtrisë dhe policisë për shkak të zhvillimeve në Kosovë, por e ka zgjedhur durimin dhe ruajtjen e paqes”, shkruan tanjug, transmeton Indeksonline.
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...