Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar sot profesorin Fehmi Agani i cili ishte vrarë 19 vjet më parë, nga forcat policore e ushtarake serbe.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se vrasja e Aganit ishte humbje e madhe pasi ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, transmeton Arbresh.info.
Statusi i plotë:
Para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës. Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet. HTH./Arbresh.info
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...