Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016 / 17, gjatë ditëve ta ardhshme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore.
Presidenti Thaçi, si gjithmonë, mbetet i përkushtuar për rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve, vazhdimin e reformave në arsim, si parakusht për rritjen e zhvillimit ekomomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...