“Unë nuk punoj në favor të ridizajnimit të kufijve, por në hapjen e kufijve, për mua alternativë nuk është lufta, por dialogu”.
Kështu ka deklaruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi në emisionin ‘Click’ kur është pyetur nëse është për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Sipas kësaj përgjigje, Thaçi është kundër këtij bashkimi.
“Ne e kemi ndërtuar konsensusin për bërjen e Kosovës së pavarur dhe sovrane, mirëpo unë nuk e kam përgjegjësin për të udhëhequr demarkacionin dhe asociacionin. Sa i përket ushtrisë e kam gjetur një formë të re dhe kam reaguar me propozimin e këtij projektligji”, është shprehur presidenti, transmeton lajmi.net.
Në replikë ndaj analistit politik, Halil Matoshit, Thaçi ka thënë se ky i fundit nuk ka qenë kundër vizitës në varrezat e viktimave serbe, por në atë që është shkruar në ato monumente.
Thaçi ka shtuar se nuk duhet ta sakrifikoj ajo përmbajtje respektin për viktimat.
“Kushdo që ka kryer krime pas luftës si ndaj si kosovarëve, si ndaj serbëve, ato janë të dënueshme. Ato veprime e kanë lënduar vlerën e luftës së UÇK-së”.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...