Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këto ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit të tij, ai është takuar edhe me shefin ekzekutiv të DFC-së, Adam Boehler, ku thotë se kanë diskutuar për potencialet e Kosovës për t’i tërhequr investimet e huaja në Kosovë, njofton arbresh.info
Këtë Presidenti e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Në një takim me shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, bisedova për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja. Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha, me fokus kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet dhe kah prosperiteti për qytetarët tanë. International Development Finance Corporation është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore dhe është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë. HTH
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C