Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, priti në takim pune Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, me të cilin biseduan për të arriturat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi mysafirin e vet se Kosova e mirëpret hyrjen në marrëveshje kontraktuale me BE-në përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe po punon që sa më parë të marrë rekomandimin për liberalizim të vizave.
Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova është pjesëtare konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare.
“Ne i dimë obligimet tona ndërkombëtare dhe do të qëndrojmë prapa tyre”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.
Në takim u fol edhe për të arriturat e Kosovës në dialog dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për hapat që po i bën rajoni drejt stabilizimit por edhe për sfidën e luftës kundër terrorizmit.
Lajçak theksoi se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj dhe se ka mbështetjen e Sllovakisë në rrugën e integrimit në BE.
Delegacioni nga Sllovakia, i kryesuar nga ministri Lajçak, qëndroi n ë Kosovë për të marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në nder të ushtarëve sllovakë që kishin humbur jetën në një aksident ajror duke u kthyer në shtëpi nga shërbimi në Kosovë, para dhjetë viteve. Ngritja e pllakës përkujtimore u bë me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Duke folur për këtë ngjarje, zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse për përkrahjen dhe angazhimin e Sllovakisë, që nga viti 1999, dhe me respekt përkujton ushtarakët që vdiqën në fund të misionit të tyre në Kosovë.
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin