Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar sot kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin thotë se kanë biseduar për ndërmarrjen e hapave konkretë për të rritur lidhjet ndërmjet dy shteteve.
“Tanimë në Kosovë kemi investitorë japonezë dhe kërkuam që edhe më shumë prej tyre të vijnë në shtetin tonë. Ne u zotuam se do të krijojmë një park biznesi për bizneset japoneze”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Me kryeministrin e Japonisë, kemi biseduar për ndërmarrjen e hapave konkretë për të rritur lidhjet ndërmjet dy shtete tona. E falënderova kryeministrin Abe për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtetndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën e mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, derisa iniciativa e kryeministrit Abe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese. Tanimë në Kosovë kemi investitorë japonezë dhe kërkuam që edhe më shumë prej tyre të vijnë në shtetin tonë. Ne u zotuam se do të krijojmë një park biznesi për bizneset japoneze. HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...