Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-së, Philip S. Kosnett, në takimin e sotëm të rregullt javor kanë biseduar për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.
Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.
“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar presidenti Thaçi./arbresh.info
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora