Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin, ku sot do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë gjermanë, të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.
Ai do të marrë pjesë edhe në konferencën e shtatë të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti Aspen.
Nikoqir i konferencës do të jetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’u drejtohet pjesëmarrësve edhe me një fjalim rasti, ndërsa përveç shefave të diplomacisë të shteteve të rajonit i pranishëm do të jetë edhe ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni.
Në këtë konferencë ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore do të diskutojnë çështje të rëndësishme të karakterit rajonal dhe global, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit në Ballkanin Perëndimor si dhe integrimet euroatlantike në kohë krizash.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...