Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me arritjen e një marrëveshje të mundshme finale me Serbinë, pas ftesës së emisarit amerikan Richard Grenell për vazhdimin e dialogut në Uashington.
Thaçi ka folur nëse ka një plan sekret në Shtëpinë e Bardhë ku më 27 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vërejtjet nga disa ekspertë mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të dobishme. Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur. Nuk ka asnjë marrëveshje në prapaskenë. Nuk ka asnjë plan sekret. Inkurajoj fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë të gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një momentum, falë SHBA dhe aleatëve – dhe ka ardhur koha për të prodhuar në vendet tona dhe rajonin paqen finale”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ndërsa në një postim të mëhershëm në Twitter, Thaçi ka mirëpritur iniciativën e Shteteve të Bashkuara për rinisjen e dialogut me Serbinë.
Pas njoftimit nga i emëruari i Shtëpisë së Bardhë Richard Grenell, se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Uashington, Thaçi tha se SHBA-ja ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
“Udhëheqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen prosperuese të Kosovës. Prandaj, mirëpres iniciativën për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqësin Richard Grenell, të dërguarit të presidentit, Donald Trump”, tha Thaçi në një postim në Twitter. /Telegrafi/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...